Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kisti të jep çrregullim cikli?!

Dr Morina pershendetje! Muajin e kaluar bera nje eko dhe dola qe kisha dy kiste nga 1,5 cm ne qafen e mitres. Une e kam ciklin e rregullt cdo 28 dite, por muajin e kaluar mu vonuan 5 dite dhe kete muaj me jane vonuar 2 dite ende sme kane ardhur. A mund te coje kisti ne crregullim te ciklit apo mund te jete ndonje shkak tjeter? Ju uroj pune te mbare.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Elena,

Eshte shume me rendesi qe te di se sa vjeç je. E dyta, cistat ne qafen e mitres nuk formohen, perveç disa formacioneve te cilat ne i quajme ovula Nabothi dhe te cilat ne ekzaminim ultrasonografik duken si cista (ketu nuk ndikojne fare ne rregullshmerine ciklit menstrual). Cistat lidhen me ciklit e çrregullt menstrual, por ato duhet te jene ne vezore per te shfaqur keto shenja. Per me teper dimensioni 1.5 cm eshte shume i vogel qe nje formacion te quhet ciste!!! Nese eshte pare nje formacion ne vezore me diameter 15 milimetra atehere ky ka qene nje folikul normal dhe çrregullimi i ciklit menstrual ka qene funksional dhe mund te mos paraqitet me.

Me vie keq nese nuk mund te te jap pergjigjen e kerkuar!

/komuniteti