Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth tabletave glucophage 850

Pèrshendetje doktoreshe, a mund te jene shkaktare te crregullimit menstrual tabletat glucophage 850, pasi kam 5 dite vonesè cikli e kjo nuk mè ka ndodhur para se te perdorja tabletat? Kam dhembje mesi, barku dhe disa turbullime... apo mos kam mbetur shtatzane? Flm per pergjigjet e dhena.

Manushe Ismaili (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilire

Tabletat glucophage, nuk janë shkak për çrregullime të ciklit menstrual. Trajtimi me këto tableta, është pjesë e trajtimit të sindromit të ovarit policistik.

Vonesa mestruale ka shkak një ndryshim të nivelit hormonal. Një gjëndje e tillë është edhe shtatzënia, prandaj kontrollohu te mjeku gjinekolog. Ai do të bëjë ekzaminimet e nevojshme dhe nëse nuk je shtatzënë, do rekomandojë trajtimin e duhur për rregullimin e ciklit menstrual.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti