Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzëni e mundshme

Pershendetje doktoreshe, kam perdorur per 3 muaj rresht, 3 paketa yasmin nga 21 kokrra per pakete. Me pas 7 dite pushim. Keto sipas nje gjinekologeje qe me keshilloi per rregullimin e hormoneve qe me bllokonin ardhjen e mestruacioneve. 2 muajt e pare kisha mestruacion me gjakderdhje normale... ne perfundim te paketes se trete... 2 dite pas perfundimit te kokrrave kam kryer marredhenie te pambrojtur... ishte dita qe prisja mestruacionin e rradhes kur pash se pata shume pak shenja gjaku... dhe me pas asnje gje. Kane kaluar 7 dite dhe nuk me kane ardhur mestruacionet. A mund te kem ngelur shtatzane? Ju lutem te me ktheni nje pergjigje sa me pare. Ju faleminderit.

Klaudia Klau (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Klaudia

Të rekomandoj të drejtohesh te mjeku që të ka rekomanduar trajtimin, për të bërë ekzaminim ekografik për të vlerësuar kavitetin uterin dhe vezoret. Gjithashtu bëj edhe një beta HCG, për të konfirmuar apo jo praninë e shtatzënisë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti