Ënjtja e këmbëve
Nertila Doko
(14 vite më parë)
Përshëndetje Nertila,
Mos qarkullimi mirë i gjakut për shkak të shtypjes së tyre nga pesha e mitrës/shtatzënisë, sjell fryerje të anësive sidomos të këmbëve. Fryrja ndodh në përgjithësi, në fund të ditës apo pas qëndrimeve të gjata dhe të lodhshme në këmbë dhe quhen edema ortostatike.
Këshillat më të mundshme janë; kufizo qëndrimin e gjatë në këmbë, ulu ose qëndro shtrirë sa herë të ndjesh lodhje dhe përdor veshje të lehta dhe të gjëra. Gjithashtu këshillohet që gjatë pozicionit shtrirë, të qëndrosh anash majtas.
Nëse nga këshillat nuk gjen përmirësim, të rekomandoj të vlerësosh tek mjeku shkaqet e tjera të mundshme të ënjtjeve së këmbëve.
Gjithë të mirat.
Pershendetje serish doktoreshe, une jam kontrolluar duke bere analizat edhe per kete muaj edhe nuk kam pasur asnje problem por ajo qe me shqeteson eshte fakti se pjesa e kurrizit te kembeve (te dyja kembet) me rrine te enjtura sikur jane fryre se di pse keshtu kur analizat me dolen mire... do te doja te dija ju lutem doktoreshe a ka arsye per tu shqetesuar kjo gje? Me respekt Nertila.