Rreth thartirës gjatë shtatzënisë
Hona ...
(14 vite më parë)
Përshëndetje Jehona,
Shtatzënia mund të shkaktoj variacione të oreksit dhe një gjendje të përgjithshme jo të mirë në traktin gastro-intestinal. Djegësira/thartira në lukth, vjen si rezultat i refluksit gastro-ezofageal i cili është i pranishëm në fund të shtatzënisë. Koha mesatare e zbrazjes së stomakut ulet, pasi reduktohet tonusi dhe lëvizshmëria e tij.
Kjo gjëndje nuk është e rezikshme, pasi është fiziologjike dhe ndodh në shtatzëni.
Të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm, aty do gjesh përgjigjen për shqetësimin tënd:
http://www.bebaime.com/semundjet/gastriti-apo-urthi
Gjithë të mirat.
Pershendetje, siq e theksova dhe me lart jam ne javet e 31-32, pergjithesisht jam mire (sipas mjekut tim) po kam probleme me thartirat a qka jane ato -ne pjesen e fytit aty kah gjoksi, si pasoje po me shtyn te kollitem e qe mandej po me mundon ne bark, cfare me sygjeroni qe t'i kaloj keto ''mundime''? .... dhe diqka, beba ime kete muaj peshon 2 e 300, do doja te mos vazhdoja me ritmin e njejte te ushqimit por brengosem se mos ndoshta do jete e demshme per bebin? Falemnderit shume Jehona!