Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vezore policistike

Pershendetje Dr. Memli, para 8 muaj kam qene shtatzene dhe kam pasur deshtim spontan mirepo tash mjeku gjinekolog me ka thene se kam vezore policistike, a eshte e vertet qe nese ke vezore policistike ditet pjellore ne vit nuk jane 12 por 6, dhe a eshte gjendje shume e keqe nese ne diten e 12 prej dites se ardhjes te periodave qeliza veze me e madhja te jete 10.1? Dhe sa duhet te jete e madhe qeliza veze qe te jete e mjaftueshme per tu kapur me spermatozoidin? Ju falemnderit te lutem pres nje pergjigje.

Mm Er (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Nita,

Gratë shpeshherë kanë vezoret policistike. Kjo do të thotë se vezoret prodhojnë më shumë folikula se ç’prodhojnë normalisht gjatë një muaji. Zakonisht gjatë një cikli menstrual fillojnë të piqen rreth 5 folikula dhe së paku një folikul i cili ka qelizën vezë ovulon (domethënë e liron qelizën vezë). Por, një vezore policistike fillon të maturojë së paku dyfish më tepër folikula se normalisht. Shumica e këtyre folikulave rriten, por nuk e lirojnë qelizën vezë. Domethene me pak qeliza veze lirohen, ovulacioni eshte i çrregullt dhe rrjedhimisht edhe ditet pjellore jane me te pakta.

Pjesa e dyte e pyetjes tende lidhur me madhesine e qelizes veze eshte me vend. Normalisht vetem njeri folikul vazhdon te piqet dhe arrin diametrin rreth 22-24 mm. Ne kete moment ai shperthen dhe e liron qelizen veze. Te gjitha qelizat veze kane madhesi te njejte (rreth 200 mikrone), por besoj se pyetja jote ka qene per diametrin e folikulit dhe jo te qelizes veze (qeliza veze gjendet brenda ne folikul).

Nese me ekzaminim ultrasonografik shihet se diametri me i madh i folikulave eshte 10 mm, atehere eshte mire te marresh mjekim.

/komuniteti