Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A janë këto shenja të lindjes?

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 38 te shtatzanise dhe keto dy ditet e fundit po kam therrje te here pas hershe ne fund te barkut si dhe po rendohet barku, dhimbje te mjedisit ,me shume shqetesona per shkak therrjeve te barkut shrengimit ne fund te barkut kjo po ndodh me shume ka mbramja, a jane keto shenja te lindjes? Flm.

Mozaa Mozaa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza,

Shenjat që tregon, janë parapregaditore të fillimit të proçesit të lindjes. Nuk duhet të shqetësohesh, por me afrimin e kohës së lindjes shenja të tilla janë të mundshme.

Në këtë periudhë të shtatzënisë, kontrollet mjeksore duhet të bëhen çdo javë. Ti vetë ke për detyrë të ndjekësh lëvizjet e bebit dhe për çdo ndryshim të mundshëm duhet të lajmërosh mjekun pavarësisht se nuk ka ardhur koha e planifikuar.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti