Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i stimulantëve për të nxitur lindjen

Pershendetje Doktoreshe Moza,


Doja tju pyesja nese eshte e vertete qe kur mjeku perdor nje stimulant (oksitocine psh) per te nxitur dhimbjet e lindjes, ato jane me te forta se natyralet? Mos eshte i nevojshem ne kete rast perdorimi i epiduralit? Ne 30 Korrik kam daten maksimale per te lindur por ende sme kane ardhur dhimbjet.


Faleminderit Lisa

Lisa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara Lisa,

Përdorimi i stimulantëve si oksitocina, mund të bëhet në rastet e shtatzënive të vonuara (serotine) për të stimuluar aktivitetin e lindjes. Përdorimi i oksitocinës ka një protokol të caktuar, që do të thotë se nuk mund të përdoret me dëshira personale.

Ju më drejtoni këtë pyetje me shqetësimin se akoma nuk keni lindur. Por lindja mund të shtyhet edhe deri disa ditë pas dates që thoni se është data maksimale, gjithmonë duke qënë e mbikqyrur nga mjeku obstetër-gjinekolog.

Në ditët e fundit të shtaztënisë, ju duhet të ekzaminoheni me ultrasonografi për të parë gjëndjen e ujrave nëse janë reduktuar apo jo. Pas kësaj bëhet fluksimetria, për të parë qarkullimin e gjakut në vazat kryesore të bebit tuaj. Më pas realizohet i ashtëquajturi “non stress test”, i cili tregon gjëndjen e përgjithshme të bebit. Ky realizohet me një aparat që quhet kardiotokograf. Sipas vendimit të mjekut realizohet edhe “stress testi”, që do të thotë provokimi i kontraksioneve uterine me stimulues si oksitocina, duke parë në kardiotokograf reagimin e bebit.

Më në fund, mjeku vendos përfundimisht sesi do të kryhet lindja.

Përdorimi i stimulantëve sipas një rregulli të caktuar nuk ka lidhje me përdorimin e anestezisë spinale. Nëse dëshironi një lindje të qetë, këtë lloj anestezie mund ta përdorni kur të dëshironi sipas këshillave të mjekut.

Sinqerisht të uroj Lisa, të keni lindje normale dhe të lindni një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti