Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione të bardha

Pershendetje... Jam nje vajze 19 vjec dhe desha te te pyesja per dicka qe po me shqeteson. Kam shume shume sekrecione te bardha. Me pare nuk me bente pershtypje ,derisa nje dite degjova qe nuk eshte dicka e mire. GJithashtu kam pasur nje dhibje ne anen e djathte poshte (nuk di nese po me kuptoni). Kam bere vizite tek gjinekologu, kam bere tampone, analiza por nuk me ka dale asgje shqetesuese (te gjitha pergjigjet negative). Nga juve desha te di a jane shqetesuese sekrecionet e shumta (te bardhat, por edhe te kuqe kam shume). Vizita tek gjinekologu ka qene vetem per dhimbjen ne anen e djathte, jo per sekrecionet. Ju lutem ma hiqni kete kuriozitet. Ju uroj gjithe te mirat dhe faleminderit per mirkuptimin.

Bertina Shehi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bertina

Duhet bërë urokultura apo kultura për të diagnostikuar infeksionet urinare apo infeksionet vaginale si dhe gjetur medikamentet më efikas për trajtim. Mjeku do të zgjedhë dhe rekomandoj atë preparat, që i përshtatet sa më mirë trajtimit të infeksionit.

Mos neglizho, sepse infeksionet vaginale të pa trajtuara, sjellin problem në aparatin riprodhues.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti