Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth mbetjes shtatzënë

Pershendetje jam Loreta 22 vjec, une dua te pyes ne lidhje me mbetjen shtatzene, kam qene shtatzane 6 jave dhe ne muajin janar kam pas abort spontan te lehét dhe pastaj kam pas menstracione te rregullta normale mirépo tani jam duke provuar me mbet shtatzane por nuk po kam sukes nuk e di se cfare eshte para menstracioneve kam fryrje te barkut kam oreks lodhje sikur sheja shtatzanie mirépo prap me vin menstracionet me daten 04.05.2012 çdoheré te lutem me trego kur kam ditet e ovulimit dhe a duhet te pi ndonje vitamina per me mbet shtatzane sepse jam shum e merzitur?

Loreta Mziu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Loreta,

Më vjen keq për atë çfarë ka ndodhur. Rekomandohet që 6 muajt paraqesin kohën më të rëndësishme të pritjes, pra periudha ndërmjet shtatzënive të jetë 6 muaj. Para konceptimit mund të fillosh me përdorimin e acidit folik. Acidi folik është një vitaminë e cila parandalon anomalitë e bashkëlindura të tubit neural (trurit dhe palcës kurrizore) tek fryti.

Megjithatë të rekomandoj që të zbatosh kërkesat para koncepsionale të cilat lexoji në artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Të uroj fat.

/komuniteti