Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e ciklit menstrual

Pershendetje dr. une kam patur nje vonese te ciklit, por sipas kontrollit te gjinekologu nuk eshte se jam shtatzene pasi kam nje kist vezorial ne anen e majte dhe infeksion vaginal gjinokol. Me rekomandoi te perdor vaginaleta dhe tabletat primolut nor per rregullimin e ciklit, i mora tabletat nga 2 ne dite per 5 dite por akoma nuk kam menstruacione, cikli me eshte vonuar 13 dite cfare duhet te bej te lutem me trego?

Lona Bullaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Prania e kistit, është shkaku i çrregullimit menstrual. Meqënëse mestruacionet nuk të kanë ardhur akoma, bëj edhe një ekografi tjetër ku mjeku të vlerësojë trashësinë e endometrit. Pas kësaj ai do të rekomandojë një tjetër terapi.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti