Mikroprolaktinomë në shtatzëni
Emine Rufati-shabani
(14 vite më parë)
Përshëndetje Emine
Për vlerat e larta që paraqet niveli i prolaktinës, konsultohu përsëri me mjekun endokrinolog që të japë rekomandimet përkatëse. Gjatë shtatzënisë, në rastet si ky i yti, rekomandohet që niveli i prolaktinës të mbahet në normë pasi shifrat e larta prishin ecurinë e shtatzënisë duke dhënë pasoja fetale.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje... jam shtatzane ne javen e 24 por kam mikroprolaktinom, kjo si pasoje se kam qene me mikroadenom prej 6mm ne hipofize para shtatzanise, kam bere scrining dhe ka qene ne rregull gjithcka me beben pasi deri tash kam pire bromergon ku rezultati ka arrite deri 90, por endokrinollogia mi nderpreu afer dy jave qe nuk konsumoj dhe rezultati i fundit prolaktini eshte 200. Sot me thane se paraqet rrezik te madh te beba cka duhet te beje?