Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Humbja e oreksit gjatë shtatzënisë

I nderuari Doktor, desha te ju pyes per dy qeshtje e para: ne cilen jave te shtatzanise jam tani, pasi me date 9 Prill kam pasur ciklin e fundit dhe e dyta: humbja e oreksit dhe pagjumesia a jane shenja normale ne shtatzani? Paraprakisht ju faleminiderit per pergjigjen tuaj!

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Luljeta,

Nëse dita e parë e ciklit të fundit menstrual ka qenë 09.04.2012, atëherë ajo është në javën e 7 të shtatzënisë dhe data e përafërt e lindjes është 14.01.2013.

Sa i përket humbjes së oreksit dhe pagjumësisë janë shenja normale në fillim të shtatzënisë. Marrja e multivitaminave është e rëndësishme, pasi organizmi tënd dhe të fëmijës, që ka nevojë për vitamina dhe kripra minerale të cilat nuk merren nga ushqimi.

Gjithë të mirat.

/komuniteti