Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Toksoplazma në shtatzëni

Nqs prekesh nga kjo semundje gjate 3mujorit te pare, cila eshte zgjedhja me e mire, kurimi me antibiotike, analiza te metejshme apo nderpreje shtatezanie?

Marinela Celmeta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marinela,

Toksoplasmoza shkaktohet nga një protozoar që quhet toxoplasma gondi. Infektimi realizohet nëpërmjet prekjeve të feçeve të maces, nga përdorimi i mishit krudo dhe pak të pjekur, nga përdorimi i zarzavateve dhe frutave që nuk lahen mirë. Në rastet e infeksionit të gruas gjatë shtatzënisë, është e nevojshme të fillohet menjëherë trajtimi farmakologjik.

Në rastet e ndryshimeve serologjike nga java e 6-të deri në javën e 32-të e shtatzënisë, rekomandohet fillim i trajtimit me spiramicinë, diagnozë prenatale invazive, ekografi seriale, primetaminë dhe sulfamidik kur PCR është pozitiv dhe mundësi e abortit terapeutik në rast të malformacioneve të vërtetuara ekografikisht.

Për më shumë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/komplikimet/toksoplazma

Gjithë të mirat.

/komuniteti