Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mitra në retro version

Pershendetje. Cfare do te thote nese mitra eshte ne retro version gjate kohes se shtatzenesise?

Jeta Jeta (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Jeta,

Organizmat femëror paraqesin disa lloje pozicione të mitrës. Pozicioni më i zakonshëm është ante-versio-flexio (e kthyer nga përpara), tjetër pozicion është lateralish majtas ose djathtas (e anuan nga ana e majtë ose e djathtë) dhe një tjetër pozicion është retro-versio-flexio (e kthyer mbrapsh).

Këto pozicione. konsiderohen si pozicione normale të mitrës. Ato nuk sjellin probleme për fillimin e shtatzënisë. Gjatë shtatzënisë, kur mitra rritet në volum, kthehet në pozicionin normal.

Gjithë të mirat.

/komuniteti