Rreth vitaminës b6 dhe ndikimit të të vjellurave në dështim të shtatzënisë
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Djellza
Mund ta përdorësh vitaminën b6 edhe 2 herë në ditë, nëse ndihesh më e qetë. Gjatë kësaj periudhe të rekomandoj që të hash pak dhe shpesh. Nëse e ndjen veten të këputur dhe mund të kesh gjëndje lipotimie (ndjenjën e të fiktit), drejtohu tek mjeku gjinekolog i cili do të bëjë ekzaminimet e nevojshme dhe mund të vendosë trajtimin me perfuzione për pak ditë.
Ankesa për shtimin e sekrecioneve vaginale kur vjell mund të vijë nga sforcimi, por është shkak i “daljes” së bebit. Bëj analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të orientuar mjekun mbi mënyrën e trajtimit.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


E nderuar dr. ju falenderojme per pergjigjet tua. Kam dy pyetje: 1. A duhet ta perdor vitaminen b6 vetem kur kam te vjella te medha, apo edhe vetem kur kam mundim. Jam ne fillim te shtatzanise (7jave+2dite). A guxoj te perdor 2 tableta ne dite me nga 20mg? dhe pyetja 2. Kur kam ndjenjen e te vjellurit, te iki ne banjo, mjafton ta ul koken dhe vjell, mirepo une po shtrihem dhe po perpiqem gjithsesi te mos vjell, sepse kam frike nga dehidrimi. Kam pasur pervoje te keqe me te vjellura. A duhet ta ndaloj ne kete menyre te vjelluren? A eshte me mire te vjell apo te mos vjell. Kur vjell me del sekrecion i bardhe nga vagina, pra nga fuqia dhe shtypja qe shkakton vjellja, ne kete menyre kam frike nga deshtimi. A mund te tronditet trupi dhe te bie bebi nga te vjellurat e shumta. Shpresoj qe isha e qarte.