Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhjet pas lindjes

E nderuar dr. une kam lindur para 7 jave lindjen e pare dhe jam e prere po aty tek vendi nuk eshte ngjit sepse nje pe me ka rene me heret, ne viziten qe e kam pas pas lindjes dr me ka thene se do ngjitet vet e kohen nuk ka nevoje per qepje. Por tash ka 2 jave dite qe 2-3 dit kam gjakderdhje sikur mestruacione e me pas 3 dit nuk kam pastaj vazhdon keshtu prape. Dhe nese rri ne kembe me shume se 10 min e ndjej sikur diqka po rendon nga brenda per jashte ne vagine, sikur ne momentin kur shtyen beba te dal. A mund te jete ndonje infeksion sepse kam edhe sekrecione te bardha qe ndonjehere mu duket se ju vie ngapak nje ere e rende. Te pershendes dhe qmoj shume punen qe ben.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Laura,

Nëse plaga e laceracionit është e mbyllur, atëherë gjakrrjedhja është pjesë e lehonisë e cila zgjat rreth 45 ditë pas lindjes. Kjo është pjesë normale e proçesit të pas lindjes, e cila nuk paraqet asnjë lloj rreziku.

Nëse gjakrrjedhja vjen nga plaga, duhet me patjetër të kontaktosh mjekun për të kryer terapitë e nevojshme.

Pasi ke patur qepje të vaginës dhe/ose perineumit, shton mundësinë e infeksionit, prandaj shfaqen sekrecionet e bardha. Të këshilloj gjithsesi të kontaktosh me mjekun tënd gjinekolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti