Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndjej dhembje afër kërthizës!

Doktor i nderuar jam ne javen e 14 dhe kam dhembje afer kerthizes sot prej mengjesit, dhembje nuk eshte e madhe dhe nuk eshte e e vazhdueshme, por me merakos fakti qe jam shtatzen a mund te ndikoj diqka keq tek bebi, a mund ta quani kete si pjese e shtatzanise? Faliminderit per mirekuptim.

Fatmira Berisha (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Fatmire,

Tek gratë shtatzëna sidomos pas muajit të pestë, fillojnë të ndodhin ndryshime në lëkurën e barkut. Ajo tendoset dhe në të formohen të çara, të cilat me rritjen e moshës së shtatzënisë bëhen më të theksuara në bark dhe rrëzë kofshëve. Ngjyra e tyre është e purpurt, duke marrë emrin “stria kutis rubra”. Pas lindjes ato qëndrojnë, por ngjyra ndryshon duke u zbardhur dhe quhen “stria kutis alba”.

Si në rastin tuaj, lëkura e barkut humbet elasticitetin. Nga kjo gjëndje zona e umbelikusit (kërthizës), bëhet më e dalë duke u shoqëruar edhe me dhimbje të lehtë.

Nëse ju bezdis kjo gjëndje, drejtohuni tek mjeku dermatolog i cili do t’ju japë trajtimin e duhur.

Me shumë dëshirë, uroj ta kaloni sa më lehtë problemin që keni.

/komuniteti