javë pas jave
Përshëndetje Eranda,
Rreziku i abortit ndodh të paktën në 20% të grave shtatzëna, të cilat paraqesin gjakrrjedhje vaginale gjatë tremujorit të parë. Kjo përqindje është më e rritur tek gratë që kanë shtatzëni të shumëfishtë, pra presin të lindin dy ose më shumë bebe.
Në shumicën e rasteve mendohet se gjakrrjedhja e ka origjinën nga shtrati i implantimit të vezës. Qafa e mitrës mbetet e mbylluar dhe sasia e gjakut është e pakët, me apo pa dhimbje në fund të barkut. Pra gjakrrjedhja që ju paraqisni e cila tashmë ka filluar të errësohet në ngjyrë, tregon që mjeku juaj e ka vlerësuar gjëndjen dhe ju ka dhënë mjekim të përshtatshëm.
Me kalimin e ditëve, duke ndjekur këshillat dhe terapinë që ju ka dhënë mjeku, shpresoj që ngjyra e sekrecioneve do të vijë duke u çelur dhe ta kaloni rrezikun e abortit.
Me dëshirë ju uroj shtatzëni normale.


Jam ne javen e 5 dhe kam dy dite qe kam nje lloj gjakderdhje shume shume te lehte dhe me ngjyre kafe te zbehte, duke qene se eshte edhe shtatzania e pare u shqetesova dhe kontaktova me mjeken e cila me beri eko dhe me dha 10 dite pushim si edhe mjekim me utrogestan 100mg dhe spasmex 80mg. A eshte e rrezikshme kjo gjakderdhje doktoreshe?