Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tabletat ospen gjatë shtatzënisë

Pershendetje nga Teuta jam ne perfundim te muajit te 8 te shtatzaise dhe isha tek mjeku im dhe me beri vizite vaginale dhe me tha te beja analizen e urines dhe mi pershkroj keta tableta ospen. Ne mbremje i mora kto tableta por si e perdora mbas 10 min kisha marramendje shume sa sme ra te fiket. Te nesermen shkova tek farmacistja e e pyeta per keto barna me tha qe me mire mos mi perdor me se jane shume doze e rende. Eh nuk jam duke i perdorur me qka kishe propozu ti doktoreshe e nderuar? Te falenderoj per zemersisht. Teuta.

Teuta Kf (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Teuta,

Prodhuesit e preparatit “Ospen” shkruajnë se studimet mbi përdorimin e tij gjatë shtatzënisë, nuk tregojnë ndikim negativ mbi fetusin. Nëse ty të kanë dhënë efekte anësore ke bërë mirë që i ke ndërprerë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti