Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Therrje vaginale

Pershendetje, une jam ne javen e 33 te shtatzanise dhe sot po ndjej dhimbje si therrje mbrenda ne vagine me duket sikur don te del dicka kur po eci po nese rri ulur apo shtrire, nuk e ndjej ate dhimbje dhe nuk e kam nonstop por vetem nga nje dite.

Arditta Bajrami (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ardita,

Nëqoftëse dhimbja është e shoqëruar edhe me shtim të sekrecioneve vaginale, atëherë duhet të bësh një vizitë gjinekologjike si dhe një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Mjeku vlerëson rezultatet e analizave, jep trajtimin e nevojshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti