javë pas jave
Përshëndetje Esa,
Infeksionet urinare, janë infeksione që ndikojnë në ecurinë e shtatzëni. Për këtë arsye trajtimi deri në zhdukjen e plotë të infeksionit është i domosdoshëm. E-coli, është bakter që zakonisht gjëndet në zorrë dhe që tek gratë shpesh takohet në rrugët urinare, për arsye të afërsisë që ka uretra e gruas me rektumin. Qëndro e qetë, ky bakter nuk është i dëmshëm për fetusin, por gjithësesi duhet mjekuar.
Çaji i boronicave nuk ndikon keq, gjatë shtatzënisë. Përshkruhen shumë anë pozitive për shëndetin, nga përdorimi i tyre. Një nga ato është parandalimi i infeksioneve të rrugëve urinare, që janë shumë të pa përshtatshme veçanërisht gjatë shtatzënsië. Si konkluzion nuk shoh anë negative, në përdorimin me karar të çajit të boronicave gjatë shtatzënisë.
Përveç trajtimit me caj boroniceje, duhet ti kushtosh kujdes mënyrës së larjes së fëmijës tënd sidomos pas jashtëqitjes. Jashtëqitja nuk duhet të prekë organët gjenitale.
Disa këshilla të përgjithshme për tu mbrojtur nga esheria koli.
- Mishi duhet të gatuhet shumë mirë, që do të thotë se duhet të përpunohet i zjerrë.
- Qumështi apo lëngjet, duhet të jenë të pasterizuara.
- Zarzavatet kryesisht ato të gjelbërta duhet të lahen shumë mirë. Larja ndihmon në mbrojtje.
- Enët duhet të lahen në mënyrë korrekte, me ujë të nxehtë dhe sapun.
- Ushqimet duhet të konservohen mirë.
- Higjena e duarve është kryesore. Laji duart me ujë të ngrohtë dhe sapun pasi ke shkuar në tualet, përpara përgatitjes së ushqimeve, pas përgatitjes së ushqimeve dhe pas prekjes së kafshëve. Laji duar rregullisht.
Gjithë të mirat.


Pershendetje! Une jam ne javen e 8 te shtatzanise dhe pasi kam bere analizat me ka dale bakteria E Coli. Gjinekologia me ka thene se duhet ta trajtoj vetem me caj brusnica (boronice e kuqe) sepse ne kete jave te shtatezanise eshte problematike per mjekime te tjera. Desha ta dije se a mjafton vetem caji dhe a eshte e demshme per shtatzanine kjo bakterie, a mund te me paraqes ndonje ngecje ne ecuri te shtatzanise?