Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet në javën e 39

Jam ne javen e 39 te shtatzanise dhe kam dhimbje te mjedisit, therrje te barkut ne pjesen e poshte, gje qe mbreme aq shume me ka therrur ne anen e majte sa qe ma ndali frymen po tash dhimbja eshte me e lehte, gjithashtu edhe kofshat po me dhembit, desha te di a jane shenja te lindjes pasi eshte femija i pare qe po pres dhe nuk po e di si dhe kontrollat mjeksore po i bej ne Shkup dhe une jam nga Kosova po frigona mos jane dhimbje lindje, dhe deshta te pyes doktor pervec kontrolles se ultrazerit tjeter kontrolle vaginale nuk me ja bere mjeku a eshte ne rregull kjo?

Mozaa Mozaa (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Mimoza,

Ne fund te shtatzenise me e rendesishme eshte qe te identifikohen shenjat e lindjes dhe shenjat e rrezikut. Shenjat e rrezikut jane gjakderdhja dhe dhimbja e forte e barkut.

Jane disa shenja te cilat paraqiten para lindjes. E para (me e hershmja) eshte zbritja e barkut me poshte se me pare (anglisht i thone lightening). Lightening eshte nje shenje shume evidente dhe nuk mund te mos e vesh re: ti merr fryme me lirshem, pas ushqimit nuk i ke ato shqetesimet qe i ke pasur me pare dhe mund te mberthesh kopsat e ndonje kemishe qe me pare vetem mund t'i afroje. Lightening ndodhe afersisht 7 dite para lindjes. Eshte logjike, domethene pas lightening beba zbret teposhte dhe ben presion ne kanalin e bute te lindjes te cilin e zgjeron gradualisht. Njekohesisht do te shtohen tkurrjet e mitres (qe quhen "motori i lindjes") dhe lindja fillon. Te rekomandoj qe jesh aktive sikur me pare, sepse duke qendruar ti vertikalisht, beba ben presion me te madh ne kanalin e lindjes.

Shenja tjera se lindja po afrohet eshte renia e tapes mukoide. Nga vagina del nje permbajtje qe ka ngjyre te kuqe, por nuk eshte gjak. Grate te cilat jane shtatzene per here te pare, zakonisht alarmohen dhe shkojne urgjent ne maternitet dhe thone qe kane gjakderdhje, por kjo nuk paraqet ndonje shenje rrreziku - eshte dicka krejt normale. Shenja e fundit eshte pelcitja e ujorit qe eshte shenja e cila ndodhe me se afermi me lindjen. Ne fakt pelcitja e cipave amniale eshte nje nga metodat per stimulimin e tkurrjeve te lindjes.

Uroj te kesh nje lindje te lehte dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti