Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet para datës së pritshme

Pershendetje e nderuar Zonja Mimoza, pérséri dua te bej pyetje duke te kerkuar shpjegim. Sot me erdhen menstruacionet dhe pse nuk e kam daten normal i kam me daten 04 por mua me erdhen kater dite para edhe pse e kam pas ciklin normal çdo heré me daten 04, dua te di a eshte ndonje crregullim qe me erdhen menstruacionet sepse gjate tere muajit kam pas sekrecione te bardha pa eré pa kruarje ngjyre si ujé i bardhe, por si kam degjuar nga fjalte e grave nese te vin para menstruacionet mbet shtatzane shume shpejte, a e eshte e vertete? Sepse pasi kam marredhenje me burrin e gjithé sperma te nesermen me del apo gjate javes, te lutem e zgjata me pyetjen por une jetoj ne mergim dhe kam nevoje per sqarim. Faliminderit.

Loreta Mziu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Loreta

Ardhja e menstruacioneve përpara ditës së pritshme, nuk është çrregullim menstrual i vlerësueshëm. Nëse kjo situatë përsëritet me ditë plus apo minus, atëherë kontakto mjekun gjinekolog për të vlerësuar shkakun.

Pas një raporti seksual, është normale që lëngu seminal të dalë jashtë vaginës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti