Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tabletat glucophage

Pèrshendetje doktoreshè, kam pothuajse 2 vite qe provoj tè mbes shtatzane ,te gjitha kontrollat i kam kry, ciklin e kam te rregullt mirépo ket muaj pata vone 5 ditshe. A mund te ndikojn tabletat glucophage 850 nè cikel ,pas 2 dite qè i nderpreva me erdhen. Kisha shumè dhimbje tè shpindès, barkut dhe turbullime. A duhet te vazhdoj me tableta? Flm pèr pergjigjet e dhèna.

Manushe Ismaili (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilire,

Tabletat glucophage, nuk janë shkak për çrregullime të ciklit menstrual. Trajtimi me këto tableta, është pjesë e trajtimit të sindromit të ovarit policistik.

Vonesa mestruale ka shkak një ndryshim të nivelit hormonal. Një gjëndje e tillë është edhe shtatzënia, prandaj kontrollohu te mjeku gjinekolog. Ai do të bëjë ekzaminimet e nevojshme dhe nëse nuk je shtatzënë, do rekomandojë trajtimin e duhur për rregullimin e ciklit menstrual.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti