Shenja lindjeje
Mozaa Mozaa
(14 vite më parë)
Pershendetje Moza,
Ty te eshte bere nje ekzaminim qe ne i themi NST (nonstress test). Te eshte bere kardiotokografia (CTG) ku eshte pare se nuk ke tkurrje te mitres. Ne ekzaminim me ultraze eshte pare qe placenta eshte ne shkallen e trete te pjekjes (ekziston edhe shkalla e katert e pjekurise se placentes). Pjekuria e plaentes gradohet varesisht se sa ind placentar eshte zevendesuar me kalcifikate.
Ne ekzaminim gjinekologjik eshte pare qe qafa e mitres nuk eshte shkurtuar fare dhe qe kanali i lindjes eshte i mbyllur.
Uroj te kesh lindje te lehte dhe bebe te shendetshme!
Pershendetje dr. Jam ne javen e 39 te shtatzanise dhe kisha disa dhimbje sot ju dergova nje kerkese po nuk mu pergjigjet si do qe te jete u detyrova te shkoj ne vizite te gjinekologu ne Shkup, kisha pas deshire nese keni mundesi edhe njeher te ma sqaroni se qka me ja shkru ne raport: nst reaktiven bez kontrakcii capitis opv 4cm plancenta ||| zrelost pvu postoi oue zatforeno, flm per ndihmese.