Numri i lartë i leukociteve
Elisabeta Gjata
(14 vite më parë)
Përshëndetje Elizabeta,
Rritja e leukociteve, tregon se organizmi ka infeksion. Ka disa lloj infeksionesh të cilat nuk shfaqen me shenja. Por vetëm kryerja e disa analizave, do të tregojë praninë e tyre. Të tilla mund të jenë infeksionet uro-gjenitale asimptomatike, orale apo diku tjetër.
Të rekomandoj të bësh kulturë të urinës dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të gjetur shkakun e mundshëm të rritjes së leukociteve.
Gjithë të mirat.
Pershendetje! Para 2 ditesh bera nje stisho te sekrecioneve dhe doktoresha me tha qe kisha nje nivel te larte te leukociteve. Me rekomandoi qe te bej paptestin. Une kam vetem 4 muaj qe kam lindur dhe ciklin e kam patur normal por me ka shqetesuar nje dhimbje ne fund te barkut ne anen e majte. Une e kam bere paptestin para se te bija shtatezane. Jam 32 vjec dhe kam edhe nje femije 6 vjec. Te dyja lindjet i kam bere natyrale. A duhet te shqetesohem dhe cfare tregon niveli i larte i leukociteve ne sekrecione? Faleminderit!