Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fjetja në shpinë gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene ne javen e 40, dje kam hy edhe qe nje jave kur jam ne gjume kur te zgjohem e shoh veten qe thojme ne ne kokerr te shpines, ose fjetja ne shpine, perpara skam fjet kurre ashtu po tash qe nje jave e shoh veten kur te zgjohem, kam ndegju se nuk ben se te rrotullohet beba, jam shume e brengosur ju, ju lutem me tregoni... Flm per mirekuptim.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lina,

Mirë është që pozicioni i qëndrimit shtrirë, të jetë anash majtas. Por nëse ndihesh komode në shpinë, mund të qëndrosh edhe ashtu. Nuk është e detyrueshme qëndrimi anash majtas, pavarësisht se rekomandohet pasi oksigjenimi i bebit bëhet më i mirë në këtë pozicion.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti