Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ushqimit në shtatzëni

Pershendetje doktor, te falenderoj shume per pergjigjet e juaja. Jam ne jaaven e 11-te te shtatzanise dhe ushqimin qe po e konsumoj keto dite pak si shume jane Bake Rolls dhe Maretti (dvopeka si i themi ne), a jane te demshme diqka pasi eshte ushqim i thate por i perzier me perime te ndryshme, a mund te jete diqka e demshme per beben? Gjithe te mirat.

Dona M. (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Dona,

Tani bebi juaj ka nevojë për vlera ushqimore, ka nevojë të marrë vitamina dhe minerale, pra ai ka nevojë të rritet sidomos në këtë fazë të shtatzënisë kur tek ai zhvillohen organet jetësore.

Më poshtë është artikulli i cili tregon dhe rekomandon një dietë të lehtë por të domosdoshme që duhet të konsumohet nga gruaja shtatzënë:

http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/ushqyerja-gjate-shtatezanise

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti