Pas mjekimit
Flori Flor
(14 vite më parë)
Përshëndetje Flori,
Gëzohem që ndihesh më mirë pas mjekimit. Rekomandohet që kur mendohet dhe provohet për të filluar një shtatzëni, gratë duhet të përmirësojnë regjimin e ushqimit, të kryejnë disa analiza dhe ekzaminime si dhe paraprakisht të fillojnë përdorimin e acidit folik. Mjekët japin edhe këshilla të tjera suplementare.
Me përmirësimin e regjimit të ushqimit do të thotë, që duhet të rritet sasia dhe cilësia e ushqimit dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të ulen ato.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr Moza, pasi mbarova mjekimin qe me dha gjinekologu me amikacin dhe betadin ovula vaginale, jam pak me mire se po kam akoma pak dhimje barku dhe gjoksi here pas here, kam dhe dicka tjeter jam e shendoshe a eshte mire qe te mbaj nje diete dhe te bie ne peshe para se te ngel shtazane dhe per sa kohe me mos ngel? Faliminderit per pergjigjen qe na jep. Te uroj gjithe te mirat dhe pune te mbare.