Rreth infeksionit dhe dhimbjeve
Medina O
(14 vite më parë)
Përshëndetje Zamire
Përpara se të marrësh një terapi, është e domosdoshme që të bëhet analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale për të përcaktuar shkaktarin e infeksion-it/-eve. Antibiograma dhe mykokultura përcaktojnë medikamentet më të efekshme, dhe është mjeku ai që zgjedh medikamentin e përshtatshëm.
Evito marrëdhëniet seksuale, derisa të gjendet shkaku i infeksionit dhe të trajtohet ai.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, faleminderit shume per kohen dhe pergjigjet e juaja. Kisha nje pyetje para 2 muajve kam perdore kete terapi per infeksion: krem vaginale clotrimazol 20 mg dhe qira metronodazol, clotrimazol 100 mg + 500 mg ovuli, ka pas sukses po prape eshte perserit para 10 dite kam perdor keteterapi: clotrimazol 20 mg krem dhe clotrimazol 500 mg qiri po nuk ka ka ndiku shume pak. Cfare mendimi keni ju ta perseris edhe njehere terapine e dyte ose ta bejne edhe nje here te paren? Kam deshire ta marr edhe mendimin tuaj. Edhe nje pyetje tjeter eshte e vertet qe gjate shtatzanise ca femra s`ndjejne kenaqesi gjate marredhanjeve? Keshtu me ka ndodh edhe ne femijen e pare mirepo desha te dije a mund te perdore dicka sepse gjate marredhenjeve kam edhe dhimbje? Flm shume per kohen tuaj.