Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hormonet mashkullore te femra

Pershendetje doktoreshe, dua te di qe 1) nese ka ne trupin e nje femre me shume hormone mashkullore si duhet ti shmangm apo si te them, cfare duhet bere? dhe 2) pilulat microgynon a jane me estro-progestativ, per crregullim menstruacionesh i kam, a jane te mira sepse dikush me tha jo e me beri merak... mfalni qe e zgjata.

Lindaa . (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vesa

Prania e tepër e hormonave mashkullore te një fëmër, shoqërohet edhe me çrregullime mestruale. Terapia me estroprogestativ, është mjaft e praktikuar në klinikën ku unë punoj. Të këshilloj ti përdorësh për 6-të muaj rresht, dhe më pas duhet të vlerësohet rezultati i trajtimit.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti