Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vitaminat në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe! Jam 5 muajshe shtatzene dhe qe ne javen e trete te shtatzanise doktori me ka dhe keto ilace: acid folik, reinforce (vitamina dhe minerale), utrogestan. Acidin folik e kam nderprere pas javes se 12, pa rekomandimin e mjekut i cili akoma mi shkruan ne recete. Desha te di, a me duhet te nderroj vitaminat, sepse kam degjuar shume gra shtatzene qe ne moshen time te shtatzanise perdorin prenatal, por doktori im nuk mi ka nderruar vitaminat? Po vitamina C per cfare sherben? Faleminderit.

Kloa 1 (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Eriera,

Ke bere shume mire qe ke marre acidin folik deri ne javen e 12. Kjo vitamine zvogelon shpeshtesine e anomalive te trurit dhe te palces kurrizore te frytit nese nena merr çdo dite nga nje tablete 400 mikrogrameshe.

Preparatet multivitaminoze dhe mineralet jane suplemente, domethene ato duhet te plotesojne nevojat e shtuara per vitamina dhe minerale gjate shtatzenise. Te gjitha vitaminat dhe mineralet merren me ushqim, kryesisht me fruta dhe perime. Nese han mjaftueshem fruta dhe perime, atehere edhe mund te mos i marresh keto suplemente. Per me teper preparatet me vitamina dhe minerale jane tableta te medha te cilat veshtire gelltiten dhe japin ndjesine se "kane mbetur ne fyt". Ndonjehere mund te shkaktojne edhe nauze.

Vitamina C eshte e perfshire ne keto tableta, keshtu qe nuk e konsideroj te nevojshme qe te marresh veçmas edhe kete vitamine.

Uroj te kesh shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti