Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione vaginale

Tung dr. Mimoza. Jam ne javen e 38+2 te shtatzanise dhe ce 2 dite me ndodh te kem sekrecione te verdha pak si jeshile mund te thuash dhe disi trashe. Doja te pyes a ka mundesi te jete tapa mukoide? Keshtu gjakderdhje, dhimbje nuk kam nga njehere ne dite me paraqitet shtrengim mesi pak dhembje te lehta si te periodave. Cmendoni ju ndodhem sipas shenjave afer lindjes? Ju falemnderit.

Dije * (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dije

Ajo që ankon, edhe mund të jetë tapa mukoide dhe praktikisht mund të ndodhesh pranë fillimit të aktivitetit të lindjes. Drejtohu menjëherë në maternitet, për të kryer disa ekzaminime të nevojshme të cilat shërbejnë për vlerësuar gjëndjen tënde dhe të bebit.

Të uroj lindje të mbarë.

/komuniteti