Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ujërat në javën e 28

Pershendetje doktoreshe, jam ne fund te javes 28 te shtatzanise, dje pata nje kontrolle tek mjeku dhe me tha se eshte gjithcka ne rregull, por sot dy here brenda dites jam lagur me uje dhe pak sekrecion te bardhe, po ashtu kam pak dhimbje ne fund te shpines dhe pjesen e poshtme te barkut, a paraqet ndonje problem apo eshte gjithcka ne rregull? Pres rekomandimin tuaj.

Ati Ati (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Rikthehu edhe një herë te mjeku dhe shpjegoja se çfarë të ka ndodhur. Me ekzaminim ekografik, ai do të vlerësoj përmasat e xhepave amniotik, për të përjashtuar mundësinë e plasjes së parakohëshme të membranave. Nëse xhepat amniotic rezultojnë normal, bëj analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të vlerësuar dhe trajtuar ndonjë infeksion të mundshëm vaginal.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti