Rreth majave të gjirit
Jona Vokshi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Jona,
Nëse thithkat janë të vogla e të pa formuara dukshëm, mund të ndihmohen për të dalë me anë të masazheve. Me dy gishta kapet thithi dhe përdridhet, një herë në një krah e një herë në krahun tjetër, rreth 15-20 në ditë. Shtrëngimi dhe përdredhja nuk duhet të jenë të dhëmbshme.
Të uroj gjithë të mirat.
Doktoreshe faleminderit per pergjigjigjet qe ju jepni. Jeni e nderuar! Une kam nje shqetesim shume te madh sepse une jam ne javen e 8 te shtatzanise por nuk kam maja gjiri, i djathti sikur eshte me mire po i majti me behet vrime tek maja, dmth maja me futet brenda. Nuk di si do ti jap femijes per te pire? Jam shume e shqetesuar. Pergjigjja juaj do te me qetesonte. A ka ndonje zgjidhje? Faleminderit! Jona.