Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shenjat e lindjes

Pershendetje Dr. jam ne javen e 39 sipas ekzaminimit te mjekut. Ne kontrollen e fundit mjeku me tha se bebi ka rene poshte po kam therje barku vetem naten gjate dites jam shume mire a jan keto si shenja te fillimit te lindjes? dhe sa kohe mund te zgjasi lindja deri sa bebi ka rene poshte? Ju faleminderit.

Edita ... (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edita

Aktiviteti i lindjes shoqërohet me tre shenja kryesore:

Shenja e parë; është shkëputja e tapës mukoide. Kjo shkëputje mund të ndodhë si shenjë e parë e lindjes ose pas shenjave të tjerë të lindjes.

Shenja e dytë; është plasja e ujrave. Rrjedhja e tyre mund të jetë e vrullshme ose në sasi të vogël. Edhe pse mund të mos kesh dhëmbje, duhet të shtrohesh në shtëpinë e lindjes.

Shenja e tretë; janë kontraksionet (dhëmbjet e lindjes) që paraqiten çdo 20-30 minuta. Janë dhëmbje fillimisht të lehta dhe më vonë bëhen të shpeshta dhe ritmike. Kohëzgjatja është nga disa sekonda deri në 50 sekonda.

Normale konsiderohet, periudha deri 20 orë tek gratë që kanë lindjen e parë dhe deri 14 orë për gratë që kanë kryer një ose më shumë lindje. Kontakto menjëherë me mjekun tënd gjinekolog.

Uroj të lindësh një fëmijë të bukur.

/komuniteti