Bakterie të mëdha në urinë dhe qafa e mitrës e zbutur
Viola Musa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Viola
Shumë mirë që ke bërë analizë të urinës, por për të përcaktuar llojin e infeksionit duhet të bësh kulturë të sekrecioaneve vaginale. Antibiograma përcakton llojin e medikamenteve që trajtojnë infeksionit, dhe mjeku do të zgjedhë atë medikament që të përshtatet ty. Mos neglizho mbi këshillën time, sepse infeksionet dëmtojnë ecurinë normale të shtatzënisë.
Zbutja e qafës së mitrës, është një fenomen fiziologjik për të gjitha shtatzënitë e kësaj moshe.
Uroj që shtatzënia të shkoj deri sa më afër termit.
Pershendetje dr. Mimoza jom ne javen e 36, bera nje analize te urines dhe me dolen baktere te medha pastaj shkova ne vizite te dr. i cili shkoj rregullisht qe ngalimi dhe aj me tha qe nuk ka gje per tu shqetesur dhe as nuk me pershkrujti ndonje kapsule apo diqka e pyeta a eshte rrezik me tha jo por une nuk kesh e kenaqur me reagimin e tij disi tash po frigohna mos po mi ndodh gje bebes dhe pak qafa e mitres me eshte e zbutur, ju lutem me tregoni a eshte rrezik dicka? Pres pergjigjjen flm shumme.