Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lehonia

Pershendetje doktoreshe, Do te doja te dija sa kohe pas lindjes se bebes mund te fillojme aktin seksual? Faleminderit dhe gjithe te mirat.

Era (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Periudha 42 ditë pas lindjes, quhet lehoni. Gjatë kësaj periudhe aparati riprodhues i gruas dhe organizmi i saj në tërrësi fillon të kthehet në gjëndjen e parashtatzënisë.

Lohjet apo daljet e gjakut nga vagina, zgjasin për një periudhë afërsisht për rreth 2-3 javë. Në momentin kur ato janë në sasi shumë të pakët dhe pa erë, është e mundur të kryeni aktin seksual.

Pas këtij momenti, këshilla do të ishte; ushqeni fëmijën me gji sa më shpesh të jetë e mundur gjatë ditës dhe së paku një herë gjatë natës. Kjo është një nga metodat kalimtare të kontracepsionit të pas lindjes, e cila ju mbron nga një shtatzëni e padëshiruar. Nëse nuk e ushqeni fëmijën me gji, atëherë do t’ju këshilloja që të drejtoheshit pranë qëndrave të planifikimit familjar, për të zgjedhur së bashku me partnerin tuaj një nga metodat e kontracepsionit të pas lindjes.

Që të lindesh fëmijë të shëndoshë dhe të shëndetshëm, së paku duhet të kalojnë 2-3 vjet nga lindja e fëmijës së parë.

Albulena S (12 vite më parë)
Pershendetje Doktoresh desha te pyes i kam dy femije njeri 1vjeq e gjysem tjetri i ka 6 muaj e gjysem dmth i kan 1 vjete e 5 muaj ndermjet tyre a eshte e shendetshme kjo edhe pse nuk i kan 2 - 3 vjete siq e kam lexuar me larte

/komuniteti