Marrëdhënia pas lindjes
Ela Tela
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ela
Nuk e kuptoj se çfarë kanë dalluar mjekët gjatë operacionit, sepse një mitër të vogël dhe të kthyer djathtas dallohet edhe gjatë shtatzënisë. Mundet që të kanë rekomanduar të mos kesh shtatzëni të padëshëruar në këtë periudhë kohe, por këtë të rekomandoj të përdorësh një nga metodat e kontracepsionit.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Me 8 qershor bej 2 muaj qe kam lindur me operacion. Gjate lindjes doktori vuri re se mitra ishte e vogel dhe e spostuar djathtas. Pas lindjes se bebit ata e kthyen ne vendin e duhur. Doktoresha me tha qe sduhet te kem marredhenie me burrin per 3 muaj. A eshte e vertete kjo? Ne fakt kam tentuar te kem keto dite por ndjej pak dhimbje jo tamam dhimbje te forta por, sikur ka dicka qe pengon. A eshte mire te pres apo kjo nuk perben problem?