Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tabletat rigavidon

Persh.dr.deshta te ju pyes per tabl.Rigavidon sa jane te sigurta per mbrojtje nga shtatzania e padeshiruar, a kane efekt te shtimit ne peshe dhe a paraqsin rrezik me vone kur deshiroj te kem femije kur duhet te filloj me i perdore? Ju flm me falni ndoshta u bera e tepert.

Gojarta Hoti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gojarta

Unë pretendoj që gjitha gratë, përpara se të zgjedhin dhe përdorin një metodë kontracepsioni, duhet të konsultohen me mjekun specialist. Mjeku ka për detyrë të pasqyrojë anët pozitive dhe negative të çdo metode.

Në veçanti, kur vendoset të përdoren pilulat me bazë hormonale, përdoruesja duhet të konsultohet dhe të bëjë disa analiza dhe ekzaminime. Mjeku nëse konkludon që përdorimi i tyre nuk është i përshtatshëm, propozon përdorim e metodave të tjera të kontrollit të shtatzënisë. Nëse përdorimi i tyre është i pranueshëm për ty, duhet të dish se ato nuk shkaktojnë probleme në shtatzëninë e ardhshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti