Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe... Jam tani ne javen e 34, shtatzania me shkon gjithcka mbare, pervecse tani kane filluar kembet edhe duart te me enjten. Ne fillim te shtatzanise kam patur 71 kg ndersa tani kam 86 kg, a jane keto teper kilograme per keto jave ce jam tani apo cka, une kete e konsideroj si peshe te marrurr edhe nga vitaminat te cilat i kam pire deri me tani (mamavit, pregnazon, dhe osteocare) ushqim te tepruar nuk konsumoj, peme dhe perime ha normal? cka eshte puna e kg te mi? me rrespekt.

Anisa Ademi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nisa,

Zakonisht gruaja shtatzënë, shton mesatarisht 9-11 kg peshë trupore. Është e konstatuar se; gratë me peshë të vogël trupore përpara shtatzënisë, shtojnë më shumë në peshën e tyre trupore gjatë shtatzënisë, sesa gratë me peshë të madhe trupore.

Kontrolli i konsumit të masës dhe sasisë ushqimore gjatë shtatzënisë, duhet të jetë në qëndër të vëmendjes tënde.

Pasi që gjatë shtatzënisë mblidhet më shumë ujë në organizëm, vie deri te enjtja e këmbëve dhe e gishtave. Në mbrëmje, sidomos nëse koha është e nxehtë ose nëse keni qëndruar për një kohë të gjatë në këmbë, uji mblidhet në pjesët e poshtme të këmbëve. Ju duhet që të:

- Evitoni të qëndroni në këmbë për një periudhë të gjatë;

- Veshni këpucë të rehatshme;

- Mbani këmbët lartë; përpiquni që të pushoni një orë në ditë me këmbët e ngritura më lartë se niveli i zemrës;

Bëni ushtrimet e këmbëve – kjo ju ndihmon.

Të uroj shatzëni të mbarë.

/komuniteti