Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Për paptestin gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe une jam shtatzane ne javen e 18 por asnjehere skam bere pap-testin i kam 18 vjete e jam martuar qe nje vjet e gjyse por pap-test nuk kam bere. Burri im dy here ka pas pune edhe me dy vajza para meje, ndersa une jo ka qene per here te pare me burrin tim. Po me interson qe une po kam infeksione qe po perdori hapa per infkesione a ka mundesi qe une e me fitu infeksion nga burri im edhe pse ai asnjehere nuk ankohet per veten, nese po a guxoj te bej papatesin ne shtatzani a nuk behet? nese nuk behet a mundem te bej pas lindjes? sepse e lexova nje artikul ketu ne portal dhe u bera shume merak... por tash qe jam duke i perdor mecalon edhe hapa me i shtij ne vagine po me duket qe po kam permiresime por nganjehere nuk me duket, me duhet keshilla juaj. Faliminderit per perkrahjen tuaje.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dija

Pap testi është një ekzaminim që rekomandohet edhe gjatë shtatzënisë. Mjeku që të ndjek shtatzëninë mund të bëjë vizitë gjinekologjike dhe nëse e shikon të arsyeshme mund të të rekomandoj ta bësh Pap-testin.

Nuk po e shpjegon, se mbi çfarë baze po përdor medikamentin meklon. Nëse ke bërë analizë dhe kulturë të sekrecioaneve vaginale dhe mjeku mbi këtë bazë ka bërë rekomandimin për të përdorur meklon, atëherë është normale dhe të uroj shërim sa më të shpejtë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti