Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje shpine në shtatzëni

Pershendetje doktor jam ne javen e 23 te shtatzanise dhe mbrame naten kam pas dhembje te shpines edhe ne mengjes po ashtu mirepo barku nuk po me dhemb vetem shpina nga qka mundet me ardhe kjo dhe a eshte rrezik dicka per mua ose bebin? ju falenderoj shume per pergjegjjet.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Edita,

Rreth 50 % të shtatzënave vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Këto probleme zakonisht paraqiten për shkak të ndryshimeve në trupin femëror dhe ndryshimeve hormonale të cilat ndodhin gjatë periudhës së hershme të shtatzënisë. Edhe infeksionet urinare, të cilat janë shumë të shpeshta gjatë shtatzanisë, mund të jenë shkaktar të dhimbjes së shpinës. Gjithashtu ka edhe shumë faktorë të tjerë, të cilët kërkojnë vëmendjen e mjekut.

Ushtrimet gjimnastikore për kolonën dhe muskujt për rreth saj, janë trajtimi më i sigurtë. Ecja është ushtrim i mirë, por mos ec shpejtë dhe në mënyrë agresive. Shtatzënat nuk duhet të qëndrojnë gjatë në këmbë, gjatë udhëtimeve apo për shkaqe të ndryshme. Ndërro sa më shpesh pozicionin gjatë qëndrimit ulur. Në periudhën e herëshme të shtatzënisë, është e domosdoshme që të pushosh dhe të flesh mjaftueshëm.

Shmang ecjen me këpucë me taka të larta, sepse kjo është e rezikshme pasi shpina tendoset. Gjithashtu, shmang kohëzgjatjen e madhe të punëve të shtëpisë. Mos harro që veshjet duhet të jenë të rehatshme dhe të gjëra.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

(14 vite më parë)
shummm faleminderit per pergjegjjen ...

/komuniteti