Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mbipesha gjatë shtatzënisë

Pershendetje dr Moza falimderit per kohen qe po ndani me ne, kam nje pyetje, jam shtatzene ne javen e 7 para 2 jave kur kuptova qe jam shtatzene kisha 70 kg kur shkova pas 2 jave kisha shtu 2 kg a kishe mujt me me ndihmu me me tregu qka me honger qe mos me shtu peshe po veq bebes mi shku vitaminat? Tlutem dr se qysh kam fillu me honger deri 9 muj 100 kg ka mi bo heh se para se me mbet shtatzane gjithmone kam majte diete se si femi kam qene e plote, ju faleminderit shume se ju morra shume kohe, pres pergjigje nga ju.

Dea > (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Duda,

Zakonisht gruaja shtatzënë, shton mesatarisht 9-11 kg peshë trupore. Është e konstatuar se; gratë me peshë të vogël trupore përpara shtatzënisë, shtojnë më shumë në peshën e tyre trupore gjatë shtatzënisë, sesa gratë me peshë të madhe trupore. Kontrolli i konsumit të masës dhe sasisë ushqimore gjatë shtatzënisë, duhet të jetë në qëndër të vëmendjes tënde.

Në artikullin e poshtëshënuar do të gjesh rekomandime të rregjimit të ushqyerjes, gjatë shtatzënisë.

http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/ushqyerja-gjate-shtatezanise

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti