Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontrollat pas abortit

Pershendetje flm qe ndani kohe per na desha te pyes pas abortit spontan, mjeku me preferoj barna folan me perdore 3 muaj kam qene te 3 mjek te ndryshem gjenokolog por secili i thote te vetat asnjeri nuk mi thote te njejta jam shume e shqetesuar, ju lutem cfare kontrolle duhet te bej pas abortit? Ju flm shume nga ana juaj.

Agnesa Shabani (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Agnesa,

Ashtu sic të kam shkruar më parë, është mirë që të pritet 6 muaj para se të fillohet një shtatzëni e re. Mirëpo para se gjithash duhet të bësh një këshillim parakoncepcional, për t`u mos përsëritur e njejta gjë. Acidi folik mund të merret 3 muaj para planifikimit të shtatzënisë.

Të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Të uroj fat.

/komuniteti