Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analiza pas abortit

Pershendetje doktoreshe, jam e shqetesuar per kontrollet e mia kam qene ne 3 mjek gjenekolog per secili ndryshe ndryshe me thone, njeri me dha me perdor tableta folan 3 muaj dhe nje tablet flagyl pasi kisha abort spontan cfare kontrolla pas abortit me preferoni ju? Flm qe ndani kohe per na me keni ndihmuar shume, ju pershendes.

Agnesa Shabani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Agnesa,

Rekomandohet që një shtatzëni e re pas një aborti të fillohet pas 6-të muajsh, periudhë kjo, e cila nevojitet për rigjenerimin e aparatit riprodhues. Tre muaj përpara fillimit të shtatzënisë të merret acid folik, i cili parandalon keqformimet e tubit neural të fetusit.

Gjatë kësaj përiudhe mjeku gjinekolog duhet të bëj ekzaminimet e nevojshme, për të gjetur një nga shkaqet e mundëshme të abortit, për ti trajtuar ato për të mos u përsëritur një abort tjetër.

Kur të vendosesh për shtatzëni, kryej këshillim parakoncepsional.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti