Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të jem shtatzënë?

Pershendetje, per momentin i kam menstruacionet e po me vjen per te vjellur a mundem te jem shtatzene a jo edhe per nje nate dal 3 deri 4 here per te urinuar, cfare mund te me ndihmoni?

Bona Ahmeti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bona,

Ju nuk mund të keni cikël menstrual gjatë periudhës së shtatzënisë.

Disa gra kanë gjakderdhje vaginale gjatë shtatzënisë. Disa madje raportojnë gjakderdhje të përhershme e cila ju duket si cikël menstrual i rregullt. Por gjakrrjedhja vaginale gjatë shtatzënisë nuk është po e njejta gjë sikurse cikli menstrual.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti