Serklazhi i qafës së mitrës
Jeta
(15 vite më parë)
Përshëndetje zonjë.
Një nga shkaqet e aborteve, janë dhe anomalitë anatomike që përfshijnë edhe inkompetencën cervikale. E thënë ndryshe, paaftësinë e qafës së mitrës për të mbajtur shtatzëninë. Korrigjimi mund të bëhet edhe nëpërmjet serklazhit. Prandaj edhe pse nuk ke dhëmbje apo shenja të tjera, hapja e qafës së mitrës tek ty ekziston duke dhënë mundësinë e abortit apo lindjes parakohe.
Prandaj serklazhin, duhet ta bësh për të prevenuar një abort apo lindje parakohe.
Pershendetje doktoreshe e nderuar!
Jam shtatzane ne muajin e peste. Eshte shtatzenia ime e katert, ngase ne shtatzenine e pere pata nje abort spontan ne muajin e katert. Shtatzania ime e dyte pasoi menjehere pas gjashte muajsh, ku edhe ajo perfundoi me nje abort ne javen e 9-te ngase beba qe e pazhvilluar. Shtatzania ime e trete fale Zotit me shkoj mire por ne muajin e ketert e bera cerkllazhen e qafes se mitres, dhe linda nje vajze. Tani vajzen e kam dy vjet e gjysme, prape jam shtatzane ne muajin e peste. Shume mire jam, dhimbje nuk kam, por mjeku qe po percjelle shtatzenine me ka propozuar prape cerkllazhen si preventive. E nderuar doktoreshe a ka mundesi me qe jam mire, dhimbje nuk kam, te mos e bej kesaj here cerkllazhen, nuk pe kuptoj pa pas dhimbje si te jem e qelur ne qafen e mitres? Ju falemnderit per kete mundesi...gjithe te mirat!