Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebes

Pershendetje. Jam shtatzene dhe kam 14 jave, mirepo nje gje me shqeteson ngase ende nuk e kam ndier mire levizjen e bebes, apo ndoshta eshte ende heret per ta ndier fuqishem levizjen e bebes, mundsisht tregom se prej ciles jave mund ta ndiej shume mire levizjen e bebes? Faleminderit shume.

afka Sfishta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Afërdita,

Lëvizjet e fëmijës në barkun e nënës fillojnë të ndihen të qarta rreth javës të 20-22 të shtatzënisë. Në fakt fetusi lëviz që në moshën 6-të javëshe, por lëvizjet e tij nuk ndihen nga nëna. Në javën e 27 të shtatzënisë, ju duhet t’i ndigjoni lëvizjet e fëmijës tuaj, disa herë në ditë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti